Ndërkohë që shumë tifozë të Liverpoolit dhe Real Madridit kanë ardhur në Kiev të Ukrainës për t’i dhënë ngjyrë finales së Ligës së Kampionëve, stadiumi Olimpik nuk do të jetë i ploti i mbushur.
Finalja e Ligës së Kampionëve gjithmonë merr vëmendje të madhe dhe gjetja e një bilete për ta parë ndeshjen është shumë e vështirë.
Por, kësaj radhe në ndeshjen e Real Madridit ndaj Liverpoolit vlerësohet se do të ketë rreth 2.000 vende të zbrazëta.
Këto vende të zbrazëta në stadium korrespondojnë me biletat që janë kthyer nga të dy klubet apo më saktë nga zyrtarët e të dy klubeve.
Los Blancos kanë kthyer pak më shumë se 1400 bileta për shkak të vështirësive që mbështetësit e tyre kanë hasur të udhëtojnë në Kiev.
Rol gjithashtu luajtën edhe shpenzimet e larta ku përfshihen 1,000 euro për fluturim plus çmimin e biletës që fillon nga 70 deri në 460 euro.
Në fakt, klubi i Madridit i ka bërë thirrje edhe partnerëve të tyre në mënyrë që të përpiqen të zhvendosin 12.802 bileta që kishin rezervuar për anëtarët e tyre.
Reali gjithashtu i ktheu prapa edhe disa bileta zyrtarëve të UEFA-s për shkak të pezullimit të tre fluturimeve të aeroplanëve.
Ndërkohë, të enjten në mbrëmje, disa tifozë të Liverpoolit u sulmuan në Kiev derisa ishin duke pirë dhe kaluar kohë me njëri-tjetrin, ku pesë persona përfunduan të arrestuar. /Telegrafi/