Menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate thuhet se është përzgjedhur nga Manchester United për tu bërë trajner i klubit nga Old Trafford.
Sipas mediumit The Telegraph, Djajtë e Kuq kanë një listë rezervë të kandidatëve për trajnerin e ri të ekipit.
Drejtuesit e klubit kanë frikë se zgjedhja e parë Mauricio Pochettino do të qëndrojë në Tottenham dhe kështu po shikojnë mundësi tjera.
Sipas tyre, menaxheri i Anglisë, Southgate është i duhuri për të marr drejtimin e skuadrës për sezonin e ri.
Southgate vazhdoi kontratën me Anglinë në tetor dhe kjo kontratë do ta shohë atë të udhëheqë Tre Luanët deri në Kupën e Botës në Katar në viti 2022.
Gjithashtu thuhet se menaxheri 48-vjeçar i Anglisë thuhet se është i angazhuar për ekipin kombëtar dhe po kalon kohë të mira aty.
Prandaj, nuk është e sigurt që Southgate do të konsideronte ofertën e Unitedit, duke shpresuar që puna më prestigjioze në futbollin anglez do të jetë në dispozicion përsëri në të ardhmen.
Menaxheri i Tre Luanëve ka qenë jashtë trajnimit të skuadrave që nga viti 2009, kur u shkarkua nga Middlesbrough pas tre vitesh si trajner. /Telegrafi/