Kosova U-21 do të debutojë më 26 mars ndaj Republikës së Irlandës në udhëtim, në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2019”.
Me këtë rast, trajneri i Irlandës, Noel King, ka folur për Kosovën dhe grupin në përgjithësi, ku na ka cilësuar si skuadër e re dhe shumë patriote.
“Kosova janë një skuadër e re dhe jam i sigurt se ata do të jenë shumë patriot, prandaj do të jetë një ndeshje e vështirë për të gjithë”, ka thënë King për mediat irlandeze, raporton “GazetaOlle.com”.
“Ne e kemi ndeshjen hapëse kundër Kosovës, dhe për ta do të jetë takimi i parë me U-21, prandaj do të jetë vështirë. Është një fushatë e re kualifikuese – të gjithë synojmë vendet e para. Ne kemi mbajtur 6-7 lojtarë nga kualifikueset e kaluara, të cilët kanë krijuar përvojën”, shtoi ai.
Në grupin 5, ndodhen edhe Gjermania, Norvegjia, Izraeli dhe Azerbajxhani.