Këngëtarja Soni Malaj para shumë vitesh ishte në lidhje me kompozitorin Flori, gjersa së bashku morën pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike’ në vitin 2007, me këngën “Fluturimi 3470”, këngë kjo e cila u pëlqye shumë në atë kohë.
Por duke qenë se vite më vonë kjo lidhje pati një rrjedhojë tjetër, pasi Soni u nda nga Flori, gjithçka mori drejtimin e kundërt, dhe e vetmja çfarë mbeti ishte kënga.
Mbrëmë (e hënë) gjatë spektaklit “Dance With Me”, kanë qenë dyshja Alban Ramosaj dhe Bora Azemi të cilët kanë kërcyer një vallëzim të shoqëruar nën ritmet e baladës “Fluturimi 3470”.
Vallëzimi i tyre magjepsi aq shumë jurinë sa që zgjodhi fitues të natës këtë dyshe.
Por mesa duket, performanca e shkëlqyer e tyre është reflektuar edhe tek kolegët dhe figurat e njohura publike, veçanërisht Soni e cila si interpretuese e kësaj kënge është ngazëllyer në momentin kur ka parë kërcimin.
Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video, ku shihet një pjesë e shkurtër e performancës, gjersa në mbishkrimin e fotos ka shkruar se ky vallëzim ka qenë një ndër më të bukurit që ka parë ndonjëherë.
Mesa duket Soni nuk e ka mbajtur fare me hatër këtë vallëzim, i cili te ndoshta një personi tjetër do të sillte reminishencë, por e kundërta ka ndodhur te këngëtarja, e cila “Fluturimin 3470” e ruan si kujtim mjaft të bukur.
Kujtojmë që një ngjarje e përafërt kishte ndodhur në edicionin e tretë të “X Factor Albania”, ku konkurrentja Enxhi Nasufi kishte kënduar bashkë me Florin këngën përballë Soni Malajt, e cila ishte anëtare jurie në atë kohë. /Telegrafi/