Telegrafi

Befason Ranocchia, dua të qëndroj te Hull City

Andrea Ranocchia ka konfirmuar se ai dëshiron të qëndrojë në Ligën Premier me Hull Cityn edhe për sezonin e ardhshëm, në vend se të kthehet në Serie A te Interi.

Qendërmbrojtësi shtatlartë italian u transferua në Angli në formë huazimi deri në fund të sezonit këtë janar, por shpreson që të sigurojë një lëvizje të përhershme me skuadrën angleze.

Lexo po ashtu Sulmuesi i Hull Cityt humb dy penallti brenda një minute! (Video)

“Ka qenë fantastike, në qoftë se unë do ta dija se sa mirë do të ishte, nuk do të kisha pritur 29 vjet për të ardhur që të luaj në Angli”, ka thënë Ranocchia për faqen zyrtare të ‘Tigrave’.

“Stadiumet janë madhështor, tifozët janë të mëdhenj, fushat janë të mëdha dhe unë shpresoj që të jetë këtu edhe për vitin e ardhshëm”, transmeton Telegrafi.

“Unë kurrë nuk kam pasur një problem në Inter me trajnerin apo klubit, por në moshën 29-vjeçare mora vendim për të shkuar në një aventurë të re dhe të provojë diçka të re jashtë vendit”, shtoi italiani.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ranocchia huazohet te Hull City

“A mund të qëndroni në Ligë? Nga ajo që unë shoh rreth meje nga lojtarët dhe gjithë stafi është duke punuar fortë, nuk mund të themi me siguri deri sa sezoni të ketë përfunduar, por të gjithë jemi duke punuar drejt këtij objektivi”, përfundoi mbrojtësi italian.

Ndryshe, në rast qëndrimi të Hull Cityt në Ligën Premier edhe për sezonin e ardhshëm, atëherë Ranocchia mund të transferohet në baza të përhershme për një shifër rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/