Rreth një mijë qytetarë maqedonas iu përgjigjën thirrjes së Kongresit Botëror Maqedonas (KBM) për të protestuar para ndërtesave të MPB-së, për të shfaqur revoltën kundër ministrit Oliver Spasovski, që sipas tyre, ka lejuar BDI-në t’i okupojë themelet e kryqit, transmeton Telegrafi.
Para qytetarëve foli, Todor Petrovi, kryetar i KBM-së, i cili dënoi protestën e BDI-së, duke thënë se KBM nuk do të lejoj skenare siriane dhe irakene në Maqedoni, dhe ndarje ndëretnike në shtet.
Më tej, Petrov tha se do të kërkojë nga Kuvendi i Maqedonisë që të shlyej Marrëveshjen e Përzhinos, për t’u kthyer rendi kushtetues në vend.
Todor Petrov publikoi një iniciativë të re, e cila do të bëhet e njohur më 13 mars. Kjo iniciativë që ka për qëllim pajtimin, ka të bëjë me ngritjen e një kishe në emër të Fan Stilian Nolit, themelues i kishës ortodokse shqiptare, që duhet të vendoset ndërmjet Çairit dhe Butelit./Telegrafi/