Telegrafi

Befason Milaim Zeka: Sonte pritet koalicioni PDK-AAK-NISMA

Gazetari Milaim Zeka, që së fundmi aderoi në partinë e Fatmir Limajt, ka dalë me një lajm të papritur lidhur me koalicionet parazgjedhore.

Zeka përmes një postimi në Facebook, thotë se sonte pritet koalicioni PDK-AAK-NISMA, transmeton Telegrafi.

Postimi i Milaim Zekës në Facebook:

“Pritet koalicioni PDK-AAK-NISMA”, ka shkruar Zeka.

Ndryshe, Nisma për Kosovë tashmë është në koalicion parazgjedhor me AAK-në, kurse në partinë e Haradinajt më heret kanë përjashruar mundësinë e një koalicioni me PDK-në. /Telegrafi/