Telegrafi

Befason Linda Halimi: Po mendoj ta lë lojën

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi është një prej emrave që është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova e ka bërë Lindën një personazhet mjaft të komentuar.

Rrugëtimi i sa brenda shtëpisë po përcjellët me debate të shumtë, teksa ajo është mjaft aktive dhe e përfshirë në format.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Por, në një moment të lojës së BBVK, Linda tha se e ka menduar që të heq dorë dhe të largohet përfundimisht nga gara për çmimin e madh.

Lexo po ashtu Debat i fortë mes Shqipes dhe Bucit: Ti je rrugaç, turp për gruan tënde që të ka ty

Këtë bisedë ajo e bërë së fundmi me banoren tjetër, Santiana Malokun, e cila e ka këshilluar që t’i mendoj edhe një herë gjërat mirë para se të merr një vendim.

“Po më sillet si ide, nuk kam vendosur asgjë por e kam si mendim, e kam për vajzën, nuk dua ta lë se i bie që po dorëzona me sfidat e vetes se nuk jam rrëzuar kurrë para asnjë sfide, nuk po dua të ia lejoj vetes këtë mendim se është mendim negativ, por po e kam të vështirë sepse më ka mbetur peng se i kam thënë që kthehem shpejt, është gënjeshtra e parë që ia kam thënë, ende nuk kam vendosur se nuk po dua të marrë vendime të ngutshme”, tha Linda.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse artistja do të vazhdoj rrugëtimin e saj, apo kjo aventurë e saj do të përfundoj më herët. /Telegrafi/