VAR-i tani është shndërruar në një pjesë të rëndësishme të futbollit.
Sa herë që ka një dyshim të gjithë fokusi është të dhoma e VAR-it, aty janë disa asistentë gjyqtarë që analizojnë pamjet dhe ia bëjnë më të lehtë punën gjyqtarit kryesor në fushë.
Por, kjo nuk ndodhi edhe në ndeshjen mes Valladolidit dhe Real Madrid në La Liga.
https://twitter.com/Fan2Footie/status/1104837129266479104
Vendasit shënuan gol në minutën e 13-të me anë të Sergi Guardiolas, por gjyqtari kryesor vendosi të konsultohet me VAR-in se a ishte goli i shënuar në pozitë të rregullt.
Teksa loja u ndal dhe siç e do zakoni regjia e La Ligas shfaq pamjet e dhomës së VAR-it, ndodhi befasia.
Në dhomën e VAR-it ku analizohen pamjet nuk ishte askush për një moment dhe e gjitha kjo u bë virale në media dhe rrjetet sociale nga tifozët.
Ende nuk dihet arsyeja pse ndodhi kjo, por gjyqtarit kryesor iu nevojitën rreth dy minuta minuta që të merrte vendim e për anulimin e golit në pozitë jashtë lojë. /Telegrafi/
Spanish TV cut to the VAR room during @realvalladolid vs @realmadrid and there was legit no one in there 👀🤣#VAR #LaLiga #RealMadrid pic.twitter.com/xa9Dj1hUQy
— Muhammad Zubair Khan🇵🇸🎗 (@TheZubairKhan_) March 10, 2019