Pink ishte e ftuar në emisionin Jimmy Kemmel me rastin paraqitjes në filmin “Alice Through the Looking Glass” të Tim Burtonit.
Aktori Johnny Depp në film interpreton Mad Hatter, ndërsa moderatoi e kishte pyetur Pinkun nëse e ka takuat Deppin.
Këngëtarja shpjegoi se e ka takuar një herë, por se e shmangu gjersa vinte në shfaqje. Kemmel u tall në kurriz të këngëtares duke thënë se ajo është dashuruar në Deppin, transmeton Telegrafi.
Për befasi Johnny Depp shfaqet në emision dhe për të bërë edhe më interesant u përkujdes që ta puth në gojë moderatorin Kemmel.
“Kjo është e tmerrshme. Kjo është dita më e keqe ndonjëherë në jetë”, tha Pink. /Telegrafi/