Kanë mbetur edhe dy javë deri në fillim të sezonit të ri në Ligën Premier, teksa ish-futbollistë të ndryshëm po japin mendimet e tyre rreth fundit të kampionatit.
Ish-futbollisti gjerman dhe legjenda e Liverpoolit, Dietmar Hamann ka dhënë një deklaratë interesante, duke vlerësuar lartë Manchester Unitedin.
Duke folur për TopOffshoreSportsBooks, Dietmar Hamann tha se City do të jenë sërish në krye.
“Është e vështirë të mos e shohësh Manchester Cityn ku ata janë gjithmonë në krye”.
“Unë nuk jam i sigurt për Arsenalin sepse ata i kanë humbur shanset e tyre. Unë do të shkoja për Man City si kampion, pastaj Manchester United në vendin e dytë”.
“United mund të jenë në vend të dytë nëse i zyrtarizojnë përforcimet me të cilët janë lidhur. Atëherë mendoj se Arsenali do të jetë në vendin e tretë dhe Liverpooli në të katërtin”, tha Hamann duke befasuar të gjithë.
Parashikimi i Hamann është befasues duke pasur parasysh se Arsenali ishte jashtëzakonisht mbresëlënës sezonin e kaluar, duke treguar përmirësim të ndjeshëm nën drejtimin e Mikel Arteta .
Topçinjtë e humbën për pak titullin e Premier League , duke përfunduar vetëm dy pikë prapa Man City në ditën e fundit të sezonit 2023/24. /Telegrafi/