Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Phil Foden është “lojtari më i talentuar” që ai ka parë ndonjëherë në karrierën e tij.
19-vjeçari, i cili luajti në 26 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë herë, ka impresionuar edhe një herë gjatë turneut para-sezonal të Cityt, duke ardhur nga banka kundër Kitchee të mërkurën.
Foden shpesh merr lavdërime nga menaxheri i tij, Guardiola, por këto komente të fundit rreth mesfushorit adoleshent janë shumë të shquara.
Guardiola ka menaxhuar lojtarë të mëdhenj si Lionel Messi, Neymar dhe Robert Lewandowski gjatë viteve, por e konsideron anglezin si “talentin më të mirë që ai ka parë ndonjëherë”.
“Ai (Foden) është lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë. Problemi i tij është që ndonjëherë menaxheri i tij nuk e vendos atë në 11-shen titullare”.
“Ai meriton të gjitha minutat, por me konkurrentët e tij nuk është e lehtë. Ai punon tepër dhe e di se jam këtu për ta ndihmuar”, ka thënë fillimisht ish-trajneri i Barcelonës në një konferencë shtypi.
PEP 🗣 He (Foden) is the most talented player I have ever seen. His problem is sometimes his manager doesn’t put him in starting XI. He deserves all the minutes but with his competitors it isn't easy. He works incredibly. He knows I’m here to help him.
— Manchester City (@ManCity) July 26, 2019
Komentet e Pep vijnë pasi Foden tha se është me fat që të jetë pjesë e një “ekipi të veçantë”.
“Jam me fat që jam pjesë e këtij klubi, është një ekip i veçantë, suksesi vjen nga thellësia e skuadrës, kushdo që luan, do të bëjë një ndryshim dhe do të luajë mirë”, ka thënë ai për BBC. /Telegrafi/