Telegrafi

Befason Eni Koçi, puthje pasionante me një mashkull (Foto)

Këngëtarja e njohur Eni Koçi aktualisht ndodhet në Londër, ku është duke vazhduar studimet për mjeksi.

Ajo ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, të cilët njoftohen herë pas here për më të rejat e këngëtares rreth jetës së saj.

Ndonëse ka qenë shumë e rezervuar për jetën private, një fotografi e publikuar së fundmi në Instagram Story ka bërë që të flitet sërish për të.

Në imazhin e publikuar, Eni shfaqet shumë pranë një mashkulli, teksa duket sikur do t’i dhurojë një përqafim pasionant.

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja ka publikuar disa ikona të dashuruara, të cilat me pak fjalë tregojnë se ka diçka të re në jetën e saj. /Telegrafi/

Eni Koçi, puthje pasionante me një mashkull. Foto nga Instagram Story.