Enca, një nga këngëtaret me aktive në rrjetet sociale, nuk nguron të ndajë me fansat çdo moment nga përditshmëria saj.
Ndonëse shpesh herë ajo publikon imazhe përmes të cilave ngacmon jo pak imagjinatën e fansave, këtë herë këngëtarja ka ndarë një foto, me një mbishkrim komik.
“Si me qenë vajza e Aleksandër Gjokës”, shkruan ajo duke e shoqëruar me ikona që tregojnë fytyrë të qeshur.
Enca ka bërë këtë koment pasi këto ditë ka probleme me zërin. Ajo është ngjirur, dhe duket sikur ka ngjyrën e zërit të rokerit dhe të pa zëvendësueshmit Aleksandër Gjoka.