Telegrafi

Befason Chelsea, Diego Costa mbetet te kampioni anglez

Liga Premier zyrtararizuar listat e 25 lojtarëve të 20 klubeve të ligës dhe në to është edhe Diego Costa.

Ky i fundit do të jetë edhe për një sezon te Chelsea ndërsa edhe Philippe Coutinho do të djersitë fanellën e Liverpoolit.

Coutinho është kërkuar me ngulm prej Barcelonës, e cila kishte ofruar 150 milionë euro për brazilianin.

Edhe për Costan, i cili nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte, ishte e interesuar ish-skuadra Atletico Madrid.

Gjithashtu edhe Manchester United ka përfshirë në ekip të lënduarin Zlatan Ibrahimovi ndërsa edhe Riyad Mahrez do të mbetet edhe për një sezon te Leicester City. /Telegrafi/