Këngëtarja Bebe Rexha ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “The way I are”.
Një këngë e bukur dhe ritmike ishte e duhura për ta sjell sa më në formë për sezonën e verës këngëtaren shqiptare.
Po, duket se pas kësaj kënge fshihet diçka, një mesazh që jo të gjithë dëgjuesit mund ta kenë vërejtur, shkruan Telegrafi.
Vet këngëtarja Rexha përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka befasuar fansat teksa shkruan se kjo këngë është një “diss” për ish-labelin e saj.
I wrote "The Way I Are" for my last record label who wouldn't put any of my music out, cause I wasn't what a pop star looked or sounded like
— Bebe Rexha (@BebeRexha) June 5, 2017
“Kënga ime e fundit “The way i are” është diss për labelin tim të mëparshëm. Më vjen keq që nuk jam më e bukura, që nuk mund të këndoj si Whitney, që tekstet e mija nuk janë “cool”. Pra, ‘The way I Are” është një ‘ik p*rdhu’ për ‘label’-in e njohur”(sic.), shkruan në statusin e saj Bebe Rexha.
Përndryshe, ajo njihet si kantautore dhe shkruan vet këngët e saj, në studiot muzikore bën vetëm regjistrimin, dhe nuk është bërë e ditur se në çfarë problemesh mund të ketë hasur ajo gjatë punës me labelin e vjetër. /Telegrafi/