Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka vendosur që të pushojë në ditët e para të janarit.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Këngëtarja shqiptare shquhet për format e saj fizike, veçanërisht për të pasmet, të cilat nuk heziton asnjëherë që t’i ekspozojë në paraqitjet e saj.
Njëlloj, rexha ka vepruar në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, ku ka ekspozuar të pasmet më shumë se asnjëherë tjetër më parë.
“Në plazh diku”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka provokuar fansat me të pasmet e saj të mëdha.
Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj, shumë prej të cilëve e kanë cilar ‘të nxehtë’ paraqitjen e saj në këtë fotografi.
Bebe Rexha përndryshe përmbylli një vit të suksesshëm, pasi gjatë 2018-s nxori në shitje albumin e saj “Expectations”, teksa publikoi edhe disa këngë me klipe, të cilat u mirëpritën nga publiku.
Kënga e saj e fundit mbetet “Say my name” në bashkëpunim me J-Balvin dhe David Guettan, ku njashtu pati një paraqitje mjaft provokuese në këtë klip. /Telegrafi/