Site icon Telegrafi

Befason Aurela Gaçe, shfaqet si nuse me duvak në kokë (Foto)

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe shpesh di të transmetoj të qeshura tek fansat me anë të postimeve të saj satirike në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet e rregulluar si nuse, teksa mban një duvak në kokë.

Lexo po ashtu Aurela Gaçe ndalon koncertin, bën 30 pompa para publikut (Video)

“Hajde për hajër”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke mos treguar asnjë të dhënë pse ka vendosur të shfaqet me këtë imazh.

Përndryshe, Aurela ka pak javë që ka publikuar baladën e saj më të fundit “S’mundem”. /Telegrafi/

Exit mobile version