Këngëtari Alban Ramosaj, këtë vit ka qenë ndër zërat meshkuj më të pëlqyer nga të rinjtë shqiptarë. Muaj më parë, ai publikoi këngën e fundit “A më do”, e cila i dha një sukses shumë të madh.
Albani është mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale. Së fundmi ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet një skenë mjaft e frikshme të një gruaje dhe një burrë në makinë, duke mbajtur secili në dorë nga një revole.
Ai ka habitur të gjithë ndjekësit e tij, pasi në mbishkrimin e fotos ka shkruar “Kjo më inspiron mua”, duke lënë të kuptohet se skenat e tilla “horror” janë frymëzuese për Albanin./Telegrafi/