Site icon Telegrafi

Befasohen gjyqtarët e “The Voice of Germany” kur iu shfaqet para syve Rita Ora (Video)

Rita Ora mbrëmë ka marr pjesë në ndejën gala të “Bambi Awards” të mbajtur në kryeqytetin gjerman, Berlin.

Me këtë rast, këngëtarja shqiptare ka marr edhe një shpërblim për arritje jetësore.

Por, paraprakisht ylli botëror Rita Ora ka tronditur jurinë e “The Voice of Germany”.

 

https://youtu.be/9GDfpUBQ9W0?t=6

Ajo performoi në një audicon për këtë program duke u shfaqur si një nga talente.

Juria fillimisht nuk u besonte veshëve duke u hamendësuar nëse është ndonjë konkurrente apo vetë këngëtarja shqiptare.

Rita pati një paraqitje të jashtëzakonshme me këngën “Your Song”, duke mahnitur pesë anëtarët e jurisë e “The Voice”.

E gjitha kjo ishte një surprizë e stafit të “The Voice” të cilët e mbajtën të fshehtë performacën e shqiptares. /Telegrafi/

Exit mobile version