Site icon Telegrafi

Befasohen ekspertët, mbi 200 balena janë mbledhur në një vend (Foto)

Në brigjet e Afrikës së Jugut janë mbledhur në mënyrë misterioze grupe të mëdha balenash dhe askush nuk po e di arsyen.

Shkencëtarët e Cape Peninsula University, besojnë se në atë vend janë më se 200 gjallesa, që po ushqehen dhe po qëndrojnë së bashku, transmeton Telegrafi.

Fenomenin e pazakontë, e bën edhe më të pazgjidhshëm fakti, se këto krijesa nuk janë aspak të shoqërueshme dhe nuk është koha e çiftëzimit të tyre.

Bashkimi i pazakontë i balenave

“Balenat jetojnë në grupe të vogla dhe nuk është e zakonshme të bashkohen në këtë mënyrë. Madje janë shumë dhe duket se kanë ardhur nga të gjitha anët”, thuhet në një koment lidhur me këtë fenomen.

Mësohet se balenat gungaçe mblidhen në grupe më të vogla, që të ushqehen së bashku, por në një vend shumë më larg në veri të vendit.

Kjo mbase është shkaktuar, sepse numri i tyre është rritur dhe mundësitë për të filmuar, janë shumë më të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version