Ejona dhe Ademi plotësuan ëndrrën e madhe për të prekur “Big Brother”. Ata madje bënë dasmën e tyre aty, e shijuan pafund eksperiencën e shtëpisë dhe, po këtë javë, publiku vendosi që ata të dalin nga kjo shtëpi.
“Ia kemi kaluar shumë mirë, kemi përjetuar emocione shumë të forta”, tha Ejona pas daljes.
Kjo natë ishte nata e së vërtetës. Banorët beqarë e mësuan që duhet të vazhdonin lojën si konkurrentë të vërtetë vetëm në çift. Sipas votës së publikut çiftet ishin: Xheni dhe Bernard; Dona dhe Musa; Armela dhe Damiano.
“Pas çdo të mire ka një të keqe, pas çdo të keqe ka një të mirë. Ne të këqijat i hoqëm me Armelën, kështu që prisnim vetëm të mirat tani”, tha Damiano.
Ndërsa Klodi, Egnajt dhe Liridon lanë konkurrimin. Të parët, sepse nuk pranuan të hyjnë çift, ndërsa për Liridonin, publiku nuk kishte një zgjedhje për çiftim.
Për t’i dhënë mundësinë e njohjes shtëpisë së mbushur plot me çifte, kjo javë nuk do të ketë nominime.
Lupçe dhe Katerina u votuan nga banorët për të qenë udhëheqësit e kësaj jave.
“Besoj se do të kuptohemi shumë mirë me të gjithë këtu. Edhe në ndarjen e punëve, edhe në buxhet e çdo gjë”, tha Lupçe.
Në televotim për këtë javë janë të gjitha çiftet, por për të zgjedhur çiftin e preferuar të publikut, i cili do të jetë imun javën e ardhshme. Nata e së vërtetës solli në shtëpinë e “Big Brother” konkurrencë të fortë, e cila do të pasqyrohet edhe në lojën e çifteve përgjatë javës. /TopChannel/