Derisa festat e fundvitit po afronin, stafi i Shtëpisë së Bardhë kishin vendosur që t’i bënin një befasi presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.
Siç ka thënë fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza, me rastin e festave të fundvitit, dekorimet përfshinin edhe vendosjen e 4 dordolecëve në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.
Po sipas tij, plani i stafit ishte që çdo ditë të afronin dordolecët sa më pranë zyrës së Obamës.
Qëllimi ishte nëse presidenti Obama do të vërente dallimin dhe cili do të ishte reagimi i tij në këtë rast. /Telegrafi/