Telegrafi

Befasia e këndshme që e priste Ledrin sot para shtëpisë (Foto)

Reperi i njohur kosovar Ledri Vula ka festuar sot (e hënë) ditëlindjen e tij të 31-të.

Befasitë e rezervuara sot për të ishin të shumta, gjersa një nga më të mirat duket se e priste poshtë ambientit tek banesa e tij, në Prishtinë.

Lexo po ashtu Era, urim të veçantë Ledrit për ditëlindje (Foto)

Fansat ishin ata që ishin kujdesur për Ledrin, që në muret e banesës të kishte fotografi dhe hamerë të ndryshme me mbishkrimin: “Urime ditëlindja”.

Ata gjithashtu kishin përgatitur një tortë, dhe tullumbace në formën e numrit 31.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Me shaka më pas Ledri ua ka ndërruar vendet numrave, duke thënë edhe se ndihet sikur të jetë 13 vjeç. /Telegrafi/