Reperi i njohur kosovar Ledri Vula ka festuar sot (e hënë) ditëlindjen e tij të 31-të.
Befasitë e rezervuara sot për të ishin të shumta, gjersa një nga më të mirat duket se e priste poshtë ambientit tek banesa e tij, në Prishtinë.
Fansat ishin ata që ishin kujdesur për Ledrin, që në muret e banesës të kishte fotografi dhe hamerë të ndryshme me mbishkrimin: “Urime ditëlindja”.
Ata gjithashtu kishin përgatitur një tortë, dhe tullumbace në formën e numrit 31.
Me shaka më pas Ledri ua ka ndërruar vendet numrave, duke thënë edhe se ndihet sikur të jetë 13 vjeç. /Telegrafi/