Site icon Telegrafi

Befasia e afatit kalimtar, Nkunku mund të përfundojë tek rivali i Chelseat

Një klub nga Liga Premier i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit të Chelseat, Christopher Nkunku gjatë këtij muaji, sipas një raportimi të ri. 

Nkunku u transferua tek Chelsea nga RB Leipzig në verën e 2023, por sezoni i tij i parë në ‘Stamford Bridge’ u përcoll me lëndiem të shpeshta. 

Reprezentuesi francez ka qenë i gatshëm për pothuajse tërë sezonin aktual, por ai shpeshherë është përdorur nga banka rezervë nga trajneri Enzo Maresca. 

Shumica e paraqitjeve të tij si titullar kanë ardhur në Ligën e Konferencës, atje ku ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tri asistime në fazën e grupeve. 

25-vjeçari në këtë mënyrë është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Stamford Bridge’ në jaanr dhe tashmë ka një kandidat të ri që dëshiron shërbimet e tij. 

Sipas një raportimi nga ESPN, Unitedi ka kërkuar të mbahet i informuar me zhvillimet në lidhje me të ardhmen e Nkunkut. 

Lexo po ashtu Armando Broja befasisht mund të kthehet te Chelsea në këtë afat kalimtar

Është bërë me dije se Nkunku, i cili ishte në radarin e Unitedit gjatë kohës sa ishte pjesë e Leipzigut, mund të transferohet në ‘Old Trafford’ në rast se Alejandro Garnacho largohet nga klubi. 

Sulmuesi argjentinas mund të shkojë në drejtmin e kundërt pasi ai është lidhur me një kalim befasues tek Chelsea./Telegrafi/

Exit mobile version