Publiku shqiptar është befasuar nga një zhvillim i papritur: vetëm një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, reperi nga Peja, Gjesti, është bërë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”.
Ky veprim i shpejtë ka habitur ndjekësit e të dy spektakleve, të cilët nuk e prisnin që Gjesti të niste menjëherë një aventurë të re televizive, këtë herë në Shqipëri.
Gjesti u eliminua të premten mbrëma në një duel me Drilonin, një banor që publikisht është konsideruar më i heshtur dhe më pak aktiv në krahasim me të.
Megjithatë, vendimi i publikut për të larguar Gjestin nga BBVK ishte një surprizë, duke marrë parasysh rolin e tij energjik dhe ndikimin që kishte në dinamikën e lojës.
Futja e tij në “Big Brother VIP Albania” është parë si një fillim i ri dhe një mundësi për të treguar më shumë nga vetja para një audience të re.
Me hyrjen e tij në shtëpinë e BBVA, Gjesti tashmë është duke u përballur me sfida të reja, duke sjellë një dinamikë tjetër në lojë dhe duke tërhequr vëmendjen e banorëve të rinj. Publiku do të ndjekë me interes se si do të zhvillohet rrugëtimi i tij në këtë garë dhe nëse do të arrijë të bëjë për vete audiencën shqiptare, ashtu siç kishte bërë në Kosovë. /Telegrafi/