Telegrafi

Befasi e verës së ardhshme mund të jetë kalimi i Neymarit te Liverpooli

Le Parisien raporton se Liverpooli po tenton ta transferojë Neymarin nga paris Saint-Germaini.

Ylli brazilian e ka kërkuar largimin nga skuadra franceze që nga vera që shkoi, por rikthimi i tij te Barcelona apo transferimi te Real Madridi, nuk u materializua.

27-vjeçari ende po e kërkon largimin nga kampioni i Ligue 1, por e përditshmja franceze raporton se të dyja palët kanë arritur marrëveshje që të qëndrojë së bashku deri në verën e vitit të ardhshëm.

Blaugranasit dhe Los Blancos vazhdojnë të jenë të interesuar, por që tani në garë për të janë futur edhe The Reds.

Lexo po ashtu PSG kërkon 180 milionë euro nga shitja e Neymarit

Jurgen Klopp dëshiron ta shtojë ehe më shumë konkurrencën në skuadër, por që mund ta humbet Sadio Manen.

Senegalezi është bërë cak i madrilenëve dhe ën rast se transferohet në Santiago Bernabeu, atëherë Neymari mund të kalojë në Anfield. /Telegrafi/