Telegrafi

Bedri Greca kthehet në Superligën e Kosovës, nënshkruan me Feronikelin

(Foto: FeronikeliFC.com)

Bedri Greca është rikthyer në Superligën e Kosovës. Ai i është bashkuar Feronikelit nga Laçi, gjatë afatit kalimtar të verës.

Pozita natyrale e tij është si anësor i djathtë, por i aftë të luajë edhe si qendërsulmues, por edhe anësor i majtë.

Bedri Greca është i lindur më 23 tetor 1990, në Tiranë, i gjatë 1.93 dhe këmba e tij e preferuar është e djathta.

(Foto: FeronikeliFC.com)

I njohur për depërtimet e tij dhe harkimet e sakta në zonë, Greca pritet të jetë “armë” tejet e fuqishme për klubin, sidomos për repartin ofensiv – thuhet në njoftimin e publikuar në FeronikeliFC.com.

Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, përkatësisht në skuadra, si KF Flamurtari, KF Kukësi, KF Tirana. Ai kishte një aventurë tjetër në Kosovë para ardhjes te FC Feronikeli, ku gjatë vitit 2019 iu bashkua SC Gjilanit.

(Foto: FeronikeliFC.com)

Greca është prezantuar në ambientet e FC Feronikelit, nga zëvendëspresidenti i klubit, Ragip Veseli dhe nga drejtori i përgjithshëm, Artan Berisha.

(Foto: FeronikeliFC.com)