David Beckham është legjendë në plot kuptimin e fjalës.
Ylli botëror i futbollit i pensionuar në tash e sa kohë, vazhdon të jetë prej personazheve që fiton më së shumti.
Sipas Calcio Financa, fitimet e David Beckham në vitin 2015 ishin të njëjta sa të Messit, përkundër faktit se ai u pensionua nga futbolli.
Ish-ylli i Manchester United fitoi 65 milionë dollarë vitin e kaluar, një shumë që e lë atë afër top përfituesve në sport.
Në krye të listës është Michael Jordan, i cili ka fituar 110 milionë dollarë falë kompanisë së tij për këpucë sportive.
Beckham është në vendin e dytë i ndjekur nga Arnold Palmer, ish-golfisti, i cili fitoi 40 milionë dollarë, shkruan Telegrafi.
Nëse do të ishte ende aktiv në sport, Beckham do të ishte në vendin e gjashtë të sportistëve më të paguar, krahas Manny Pacquiao, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Roger Federer. /Telegrafi/