Telegrafi

Bebja ka ngazëlluar 14 milionë njerëz. Shikoni përse kjo bebe është bërë hit në rrjetet shoqërore! (Video)

Shikoni reagimin e bebes kur nëna dhe babai puthen – me siguri do t’ju bëjë edhe ju të qeshni!

Prindërit Krissy dhe Matt Hanneken, nga Marriland, në faqen e vet në Faceebok kanë ndarë xhirimin e vajzës së vet, Elle.

Në të vërtetë, kjo bebe qan çdoherë kur nëna dhe babai puthen, por sapo vështrimin e kthejnë nga ajo, të njëjtin çast pushon së qari.

Reagimi i vogëlushes Elle ka ngazëllyer shumë njerëz, ndërkaq video është shikuar mbi 14 milionë herë!

Shikojeni, do të qeshni edhe ju! /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Y2-INEDRA18