E ëma thotë se nuk është befasuar shumë kur për herë të parë e ka parë vogëlushen e vet.
Për vetëm katër javë, bebja Renesmee ka flokët si të çdo fëmije të rritur. Dhe që gjërat të bëhen edhe më të pazakonta, Clair Shanton, e ëma e bebes, ka zbuluar që vogëlushja e saj ka lindur me flokë, që nga atëherë thjesht po rriten gjithnjë e më shumë!
“Gjatë shtatzënisë kam vuajtur shumë nga djegësira, gjë që është edhe një tregues që bebja të ketë flokë. Fatmirësisht, nuk ka nevojë që t’ia kreh shumë flokët. Pas larjes, vetëm e fshij me peshqir dhe flokët menjëherë “kërcejnë” në të gjitha anët. Kënaqet shumë kur ia fshij flokët”, thotë e ëma dhe shton që miqtë e saj janë xhelozë për shkak se bebet e tyre nuk kanë flokë.
Çdoherë kur e shohin, ajo ka gjithnjë e më shumë flokë dhe nuk mund të përmbahen që të mos më thonë se janë xhelozë që fëmijët e tyre nuk kanë flokë të tilla, thotë Clair, transmeton Telegrafi.
https://www.youtube.com/watch?v=TTnFo4bTH0A
/Telegrafi/