Telegrafi

Bebet që iu ngjajnë baballarëve janë më të shëndetshëm pas një viti

Foshnjat që iu përngjajnë baballarëve janë më të shëndetshëm pas një viti – kjo sepse baballarët shpenzojnë më shumë kohë me ta, thotë një studim i ri

Sipas hulumtimeve, ngjashmëria e inkurajon babanë që nuk jeton me fëmijën t’i shpenzojë 2.5 ditë më shumë gjatë muajit me fëmijën e tij – sepse është shumë i sigurt që fëmija është gjenetikisht i tij.

Dhe kjo rritje e kohës që e shpenzojnë bashkë babai me beben, rezulton në shëndet më të mirë të bebes sepse e redukton ekspozimin potencial ndaj dëmeve duke siguruar kujdes dhe mbikëqyrje më të madhe ndaj bebes, transmeton Telegrafi.

Dr. Solomon Polachek, një nga autorët e këtij hulumtimi, thotë se baballarët janë të rëndësishëm gjatë rritjes së një fëmije, dhe se lidhja baba-fëmijë e manifeston veten në shëndetin e bebes.

Këto zbulime vlerësohen të rëndësishme sepse mund të ndikojnë në rolin e babait te familjet delikate ku nëna është kujdestarja kryesore. /Telegrafi/