Megjithëse nuk ka ndonjë ndryshim real midis të qarës së foshnjave djem dhe vajza, të rriturit nxjerrin konkluzione midis gjinive dhe ky lloj stereotipi gjinor është më i rrënjosur te bebet e gjinisë mashkullore
Stereotipat gjinore te bebet fillojnë që nga muaji i tretë kur të rriturit mendojnë që dallojnë gjininë e sapo të lindurve sipas qarjes së tyre, kanë zbuluar hulumtuesit, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë incizuar qarjen e 15 djemve dhe 13 vajzave të cilit mesatarisht ishin katër muajsh, transmeton Telegrafi.
Ata ndryshuan në mënyrë sintetike lartësinë dhe lanë të gjitha tiparet e tjera të të qarit në mënyrë që të jenë të sigurt që mund të studiojnë ndikimin e vetë lartësisë së tonit të zërit.
Kur të rriturit e njohin gjininë e bebes, ata nxjerrin konkluzione në lidhje me shkallën e “burrërisë” ose të feminitetit”, bazuar në lartësinë e të qarit.
Rezultatet kanë treguar edhe që të rriturit spekulojnë se bebet e gjinisë mashkullore janë në “telashe” dhe siklet më të madh sesa vajzat e të njëjtit nivel të të qarit, gjë që mund të tregojë se ky lloj stereotipi gjinor është më i rrënjosur te bebet e gjinisë mashkullore.
“Hulumtimet kanë treguar që kemi tendencë që gabimisht t’ia përshkruajmë bebeve atë që dimë për të rriturit – bebe e gjinisë mashkullore kanë frekuencë më të ulët të zërit, domethënë zë më të thellë sesa bebet e gjinisë femërore. Në të vërtetë lartësia e zërit ndërmjet gjinive nuk ndryshon para pubertetit”, shkroi Nicolas Mathevon i Hunter College në një artikull të botuar në BMC Psychology. /Telegrafi/