Site icon Telegrafi

Bebe Rexhës nuk po i ecën mirë dieta, këngëtarja thotë se nuk po mund t’iu rezistojë ushqimeve kalorike

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë shumë herë e komentuar për peshën e saj.

Ajo u refuzua nga shumë stilistë të njohur dhe shtëpi të modës në vitin 2019, kur po zgjidhte fustanin e saj me të cilin do të prezantohej në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.

Megjithëse shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale ku shfaqet duke bërë aktivitet sportiv, Bebe Rexha, duket se ka herë pas here momente kur e neglizhon veten, kur bëhet fjalë për ushqimin.

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Këtë gjë ajo e bëri të ditur edhe në statusin e fundit të ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku tregoi se dieta e saj nuk po ecën siç duhet.

Lexo po ashtu Bebe Rexha shfaq format e bujshme trupore gjatë xhirimeve në Los Angeles

“Dreka ime ishte fjalë për fjalë një copë picë dhe dy tosta me gjalpë. Super ushqyese”, shkroi 31-vjeçarja në këtë status.

Komentet ishin të shumta në drejtim të artistes, shumica prej të cilëve i sugjeronin të bënte kujdes me zgjedhjet e ushqimit, teksa një pjesë e tyre i shkruanin që të hajë çfarëdo që t’i pëlqejë.

Bebe Rexha përndryshe ka nisur xhirimet e një klipi të ri për projektin e ti muzikor, që do të jetë bashkëpunim me reperen e re Doja Cat. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Jean Baptiste Lacroix/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version