Bebe Rexhës i është hakuar dje llogaria në rrjetin social të Instagramit.
Por, sot këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se ka kthyer pronësinë e kësaj llogarie dhe se ndihet falënderuese ndaj personave që e ndihmuan që të rikthehet.
“Jam hakuar, por u riktheva”, ka njoftuar Bebe Rexha sot në Facebook, transmeton Telegrafi.
Në publikimet e së martës, disa persona publikonin disa faqe të ndryshme tek llogaria e këngëtares duke ju kërkuar ndjekësve të Bebes t’i pëlqenin ato.
Theksojmë se kërkesa të ngjashme janë bërë edhe në Snapchat, rrjet në të cilin këngëtarja është më aktive.
Kujtojmë se këngëtaren e hitit ‘I Got You’ në Instagram e ndjekin mbi 1.4 milionë njerëz anembanë botës.
Këngëtarja menjëherë ka njoftuar fansat në Instagram se mbrëmë ka qenë mysafire e spektaklit të famshëm britanik “Sunday Brunch”, ku moderatorët e detyruan t’i bie trumbetës, megjithëse ajo ishte kundër.
Ndryshe, kënga e fundit e Bebes ‘I Got You’ ka arritur shifrën mbi 55 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/