Site icon Telegrafi

Bebe Rexha tregon linjat e kolme të trupit në një paraqitje me xhinse në festivalin “Coachella 2023”

Bebe Rexha në "Coachella 2023" (Foto: Brian Prahl/Mega)

Bebe Rexha dukej në trend e veshur me xhinse teksa mori pjesë në Festivalin e Muzikës “Coachella Valley 2023” të premten. Këngëtarja e nominuar për çmimin “Grammy” iu bashkua një mori yjesh për ditën e parë të ngjarjes, e cila nisi me një performancë kryesore nga artisti Bad Bunny.

Rexha dukej e lezetshme në festivalin e përvitshëm. Muzikantja e hitit “I’m Good (Blue)” kishte veshur një bluzë korseje me material xhins që shfaqte një dekolte të thellë katrore. Ajo e bashkoi pjesën e sipërme të saj me xhinse të errëta me bel të lartë.

Përfundimi i pamjes së artistes shqiptare ishin një palë sandale të markës “Adidas”, shkruan FootWarners.

Bebe Rexha në “Coachella 2023” (Foto: Brian Prahl/Mega)

Kur bëhet fjalë për këpucët, rotacioni i Rexhës shpesh është i egër dhe magjepsës.

Lexo po ashtu Bebe Rexha shfaqet joshëse nën tingujt e këngës së saj të re "Call On Me"

Në tapetin e kuq, këngëtarja e hitit “Baby, I’m Jealous” preferon sandale të zbukuruara me kristal dhe çizme të hijshme të markave si “Giuseppe Zanotti”, “Stuart Weitzman” dhe “Saint Laurent”.

Bebe Rexha në “Coachella 2023” (Foto: Brian Prahl/Mega)

“Coachella” është një festival vjetor muzikor që mbahet në Indio, Kaliforni, në të cilin interpretojnë artistët ndërkombëtarë më të spikatur të vitit.

Emrat pjesëmarrës në këtë festival gjigant sivjet përfshijnë: Blackpink, Bad Bunny, Björk, Frank Ocean, Gorillaz, Rosalia, Boygenius, Charli XCX, Calvin Harris dhe Willow Smith.

Bebe Rexha në “Coachella 2023” (Foto: Brian Prahl/Mega)

Bebe Rexha ishte gjithashtu një këngëtaret kulminante të një prej mbrëmjeve të “Coachella 2023”. /Telegrafi/

Exit mobile version