Site icon Telegrafi

Bebe Rexha zhvillon aftësitë e gatimit gjatë qëndrimit në karantinë, preferon recetat shqiptare

Bebe Rexha (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndërprerë thuajse të gjitha aktivitetet e saj që nga koha kur u fut në karantinë.

Gjatë këtyre ditëve, ajo është treguar më aktive për fansat, duke ndarë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Këngëtarja 30-vjeçare ka shfrytëzuar rastin që gjatë kësaj kohe të izolimit, të aftësojë veten edhe më shumë në kuzhinë, duke provuar të gatuajë gjëra të ndryshme.

Bebe Rexha (Foto: Albert Urso/Getty Images/Guliver)

Nga të gjitha recetat, duket se ushqimet e preferuara për t’i përgatitur mbeten ato shqiptare.

Lexo po ashtu Bebe Rexha: Nuk bie lehtë në dashuri

Së fundmi, artistja emri i vërtetë i së cilës është Bleta, publikoi në InstaStory një imazh ku tregonte se po gatuante gjellën me qepë, e cila është tipike tradicionale e veriut të Shqipërisë.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Ushqim shqiptar, dy orë që të zihen qepët”, shkroi Rexha në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, ajo tregoi se kishte provuar që për herë të parë në jetën e saj të gatuajë byrek dhe ia kishte dalë mjaft mirë mbanë.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha përndryshe vazhdimisht e tregon me krenari origjinën e saj shqiptare dhe nuk heziton të promovojë vlerat dhe kulturën e vendit prej nga vjen. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Jean Baptiste Lacroix/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version