Site icon Telegrafi

Bebe Rexha zbulon se vuan nga sindroma e vezoreve policistike

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është kritikuar shpesh herë për peshën e saj.

Ajo madje kishte dalë publikisht me një video në vitin 2019, duke treguar se si të gjitha shtëpitë e mëdha të modës refuzuan taa dizajnojnë fustnin e saj për në “Grammy Awards”.

Me gjithë përpjekjet për të humbur peshë, përmes regjimit në ushqim dhe ushtrimeve në palestër, rezultatet kanë qenë të vogla për interpretuesen e hitit “I’m good (Blue)”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Megjithatë duket se kjo vështirësi në humbjen e peshës ka një arsye, pasi ajo ka zbuluar së fundmi se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS.

Marrja e ilaçeve për trajtimin e kësaj sindrome vështirëon humbjen e peshës dhe këtë e bëri të ditur vet Rexha përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter.

“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës'”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.

Sindroma e vezoreve policistike (PCOS), është një çrregullim hormonal që shkakton vezore të zgjeruara me kiste të vogla në skajet e jashtme. Shkaku i sindromës së vezores policistike nuk është kuptuar mirë, por mund të përfshijë një kombinim të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. Simptomat përfshijnë parregullsi menstruale, rritjen e tepërt të flokëve, aknet dhe mbipeshën. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram
Exit mobile version