Site icon Telegrafi

Bebe Rexha zbulon se ka studiuar arabishten: Më pëlqen muzika arabe, më ngjanë me atë shqipe

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundi ka zbuluar një fakt interesant për vetën.

Në një postim që bëri së fundi, Bebe tregoi për 10.7 milionë ndjekësit e saj, se ajo ka studiuar arabishten kur ka qenë më e re.

Përmes një video të realizuar në TikTok me një prej këngëve më trendi të momentit në këtë platformë, e që është në gjuhën arabe, ylli 32-vjeç tha se e adhuron muzikën e tyre dhe i duket shumë e ngjashme me atë shqipe.


“Fakt interesant, kam studiuar arabisht kur isha më e re. Unë e dua muzikën arabe. Më duket shumë e ngjashme me muzikën shqiptare. Edhe TikTok-u më bëri të varur nga kjo këngë aq argëtuese”, ka shkruar Bebe sipër videos.

Ndryshe, Bebe aktualisht po shijon suksesin e albumit të fundit “Better Mistakes”, që u publikua në fillim të këtij viti, ndërkohë ka treguar se po punon për projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version