Site icon Telegrafi

Bebe Rexha zbulon një detaj shokues!

Bebe Rexha ka zbuluar një detaj tragjik rreth jetës së saj për të arritur në maja të industrisë së muzikës

Në fakt, këngëtarja shqiptare ka pohuar se është ngacmimtar seksualisht nga personat me të cilët ka punuar.

“Një producent shumë i njohur, i cili ka bërë shumë këngë të mëdha, filloi duke më prekur. Më pas ai më tha që dëshironte të më blinte një fustan dhe se duhej ta takoja vazhdimisht pa i treguar njeriu”, tha fillimisht Rexha, transmeton Telegrafi.

“E gjithë skuadra ime po kërkonin që të mos reagoja, pasi më duhej një këngë për ta bërë hit, por unë u çova dhe mora taksinë e parë që gjeta. Nuk u ktheva më kurrë në atë studio,” ka thënë ajo ndërkohë që nuk e ka përmendur emrin e producentit në fjalë”, tha më tutje Rexha.

Kujtojmë se edhe këngëtarja tjetër, Kesha, ka deklaruar publikisht se është ngacmuar seksualisht nga një producent. /Telegrafi/

Exit mobile version