Site icon Telegrafi

Bebe Rexha zbulon fobinë e saj: Urrej udhëtimin me aeroplan

Bebe Rexha Foto: Instagram

Bebe Rexha është mjaft e hapur me fansat e saj, sa i përket jetës së saj në përgjithësi.

Në rrjete sociale bukuroshja bionde është tejet aktive, sidosmos në Tëitter, ku informon për karrierën profesionale.

Por, në një imazh të ndarë në Instagram, Bebe ka zbuluar një fobi të saj, e cila është e dukshme tek një pjesë e popullsisë.

Foto: Instastory

“Kjo jam unë. Urrej të udhëtojë. Kur jam në aeroplan asgjë nuk është qesharake, derisa të aterojë”, shkruhej në mbishkrim.

Të njëjtën e kanë ndarë edhe disa prej ndjekësve të saj, ndërsa tregonin se ndajnë të njëjtën frikë sikurse artistja.

Ndërkaq, më parë gjatë ditës ajo po ashtu ka reaguar ndaj kritikave të fansave, nuk thënë se nuk ka kohë të merret me tallje. /Telegrafi/

Exit mobile version