Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo së shpejti do të sjell një këngë të re, ku për herë të parë do të bashkëpunojë me Rita Orën dhe disa artiste të tjera.
Këngëtarja së fundi ka qenë e ftuar në emisionin “Big Top 40”, i cili ka rreth 2.5 milionë dëgjues në Britaninë e Madhe.
Bukuroshja jonë është lutur që të këndojë një këngën, të cilën e ka bërë me kënaqësi 28-vjeçarja.
Por, Rexha ka befasuar të gjithë, pos me performancën edhe me ekzekutimin në piano duke zbuluar edhe një talent tjetër që e posedon Bebe.
“Më kërkuan të këndojë duke luajtur edhe në një piano të vogël”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, ajo do të sjell edhe disa këngë të tjera gjatë vitit dhe do të mbajë disa koncerte anembanë globit. /Telegrafi/