Ajo ka punuar me një sërë këngëtarësh të mirënjohur botërorë të tillë si, Rihanna, Eminem, David Guetta dhe Nicki Minaj.
Bëhet fjalë për Bebe Rexhën, e cila ka paralajmëruar se do të publikojë një pjesë të albumit të parë më 17 shkurt.
Por, këngëtarja shqiptare ka zbuluar edhe kohën se kur do të publikohet pjesa e dytë e albumit, përkatësisht kur do të jetë i tëri në duart e fansave, transmeton Telegrafi.
“Fillimisht do t’i publikoi gjashtë këngë, më pas do të sjell edhe shtatë këngë të reja në muajin prill ndërsa gjatë verës do të del i tëri”, ka thënë Bene për Hollywood Reporter duke treguar se albumi do të quhet “Alla Your Fault”
Ndryshe, Rexha ka pohuar se është në pritje të një bashkëpunimi me këngëtarin amerikan Kanye West.
“Unë e di se Kanye ka kaluar nëpër shumë vështirësi përgjatë jetës. Unë thjesht respektoj Kanye si një artist. Pres të kem një bashkëpunim me të në të ardhmen”, tha ndër të tjerash këngëtarja që në realitet quhet Bleta.
Ndryshe, këngëtarja ka publikuar javë më parë këngën më të re ‘I got You’, e cila ka marrë mbi 45 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/
Lista e këngëve:
1. Atmosphere
2. I Got You
3. Small Doses
4. Fuck Fake Friends (feat. G-Eazy)
5. Gateway Drug
6. Bad Bitch (feat. Ty Dolla $ign)