Telegrafi

Bebe Rexha zbulon datën e publikimit të videos së këngës “Meant To Be”

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Ajo pa vazhdon të zhvilloj me sukses karrierën në SHBA, ku edhe po mban koncerte anembanë globit.

Krahas koncerteve, këngëtarja ka nisur të punojë edhe në projektin e ri muzikor.

Rexha përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram ka zbuluar edhe datën kur do të publikohet videoja e këngës “Meant To Be”.

“Meant To Be videoja e këngës do të publikohet më 23 tetor”, ka shkruar në rrjetet sociale, Rexha.

Në fakt, kënga tashmë është publikuar, por i cili nuk është shoqëruar me videoklip.

Theksojmë se deri më tani kjo këngë është dëgjuar mbi një milion herë në YouTube. /Telegrafi/