Telegrafi

Bebe Rexha voton me bluzë transparente në zgjedhjet në ShBA: Shpresoj se edhe ju po e kryeni obligimin tuaj qytetar

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Sot (e martë) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbajtur zgjedhjet presidenciale.

Populli amerikan ka votuar për dy kandidatët në garë: Donald Trump dhe Joe Biden.

Obligimin e saj si qytetare e ka kryer edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha është e lindur në Brooklyn të New Yorkut nga prindër shqiptarë, dhe është rritur në Staten Island.

Lexo po ashtu "Baby, I'm Jealous" e Bebe Rexhës dhe Doja Cat arrin 10 milionë klikime në pak ditë dhe shpallet kënga numër një më e dëgjuar e javës

Pas votimit, Bebe Rexha publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi mjaft provokuese, ku shfaqej me një bluzë transparente te pjesa e gjoksit.

Ajo kishte mbuluar njërin gjoks me një stampë ku shkruhej “Unë votova”, ndërsa mori vëmendjen e fansave me paraqitjen provokuese.

“Unë votova, shpresoj se edhe ju po e bëni gjithashtu”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo ndërkohë po vazhdon edhe të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit në bashkëpunim me Doja Cat, të titulluar “Baby, I’m Jealous”. /Telegrafi/