Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Baby, I’m Jealous” me Doja Cat.
Së fundmi, ajo bëri një interpretim të shkëlqyer live të kësaj kënge në versionin akustik, në emisionin e mëngjesit “Good Morning America”.
Ndërkohë, pak ditë më parë është publikuar edhe remiksi i kësaj kënge, nga artistja Natti Natasha, që mesa duket po i pëlqen shumë këngëtares shqiptare.
Kjo pasi, 31-vjeçarja ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e remiksit të kësaj kënge.
Në një kostum të zi prej lëkure të ngushtë dhe të hapur paksa te pjesa e gjoksit, Rexha nuk ka hezituar që të bëjë lëvizje provokuese para kamerës.
Ndërkohë, flokët ngjyrë të kuqe të ndezura të cilat ajo i ka ndryshuar tash e sa muaj, i dhanë një pamje edhe më atraktive artistes Rexha.
“Duke kërcyer e vetme në dhomën time me remiksin e Natti Natasha”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/