Telegrafi

Bebe Rexha vjen me një tjetër paraqitje atraktive: Gjoksi im duket mrekullueshëm

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, ajo mbetet aktive në rrjetet sociale.

32-vjeçarja ka vazhduar të sjell imazhe provokuese duke treguar format e trupit me krenari në një veshje plotë stil, teksa fokusi ishte tek gjoksi i saj joshëse.

Pas videos në bikini ku ylli i muzikës shihej duke u shëtitur rrugëve, këtë herë nuk kanë munguar disa fotografi të reja atraktive.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

E veshur me një xhaketë ngjyrë rozë që ia theksonte dekoltenë, Bebe përshtati dukjen me xhinse, këpucë me taka bronzi, teksa përfundoi ‘look’-un me një cantë ‘Chanel’ po ashtu rozë.

Lexo po ashtu Bebe Rexha endet me bikini në asfalt, merr vëmendjen me linjat e bujshme të trupit

“Gjoksi im po duket mrekullueshëm sonte”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e një postimi ku shihet në makinë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Theksojmë që ylli i hitit “Meant to Be” prej kohësh ka bërë publike lidhje e dashurisë me kineastin amerikan, Keyan Safyari, me të cilin së fundmi shijoj pushimet në Miami.

Në anën tjetër, “Better Mistakes” mban titullin albumi i fundi i këngëtares që u lansua në maj të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram