Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare po vazhdon me sukses që të shfaqet në koncerte të ndryshme anembanë globit.
Por, së fundi bukuroshja jonë ka gjetur pakës kohë dhe ka vizituar spitalin për fëmijë në Los Angeles të SHBA-së.
Ajo me këtë rast nuk ka hezituar edhe që të fotografohet me ta dhe t’u këndojë disa vargje të këngëve të saja.
“Duhet të ndalesha te Spitali i Fëmijëve në Los Anxhelos dhe të këndojë këngë me pacientë. Ata ishin shumë të mirë dhe të fortë”, ka shkruar me këtë rast në llogarinë personale në Instagram, Rexha.
Ndërkohë 28-vjeçarja ditë më parë kishte pohuar se nuk i përket botës së të famshmëve edhe pse ka hite botërore.
Ndryshe, biondina është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/