Site icon Telegrafi

Bebe Rexha veshi kombinim interesant, i cili u nuhat muaj më parë nga një 16-vjeçare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është dukur e mrekullueshme në një nga daljet e saj të fundit.

Paparacët e kapën atë mbrëmjen e së dieles duke darkuar në restorantin “Carbone”, në Miami, ku ishte veshur me mjaft elegancë.

32-vjeçarja dukej tërheqëse në një fustan të shkurtër ngjyrë vjollcë me plot shkëlqim, të kombinuara me taka të verdha.

Një kombinim i tillë rastësor, duket të jetë nuhatur muaj më parë nga një faqe e Instagramit e quajtur styleorea, e cila në fokus ka kombinimet e ndryshme të modës dhe mirëmbahet nga një 16-vjeçare nga Kosova.

Kjo faqe iu kishte sugjeruar ndjekësve të saj femra që në një dalje të natës vonë të vishnin fustanin e markës “The Attico” dhe sandalet “Amina Muaddi” – kombinim i cili për rastësi u vesh edhe nga Rexha mbrëmjen e së dieles.

Nuk dihet nëse këngëtarja me origjinë shqiptare ka gjetur inspirim nga kombinimi në fjalë, gjë e cila është tërësisht e mundur përmes zhvillimit të rrjeteve sociale dhe kërkimeve me hashtag. /Telegrafi/

Exit mobile version